Pekini ndërpret komunikimin me Uashingtonin, Blinken: Është papërgjegjshmëri
Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinkne akuzoi Kinën për “veprime të papërgjegjshme” , pas ndërprerjes të bashkëpunimeve në sektorë kyçe me Uashingtonit dhe tha se veprimet e fundit të Pekinit në Tajvan treguan se Kina po largohet nga praktika e zgjidhjes në mënyrë paqësore të problemeve dhe po shkon drejt përdorimit të dhunës.
Komentet e tij erdhën teksa avionët dhe anijet luftarake kineze kryen një stërvitje sulmi në Tajvan sot, thanë zyrtarët nga Taipei, si pjesë e veprimeve të Pekinit pas një vizite nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në fillim të kësaj jave.
Hakmarrja e Kinës duke pezulluar proceset dypalëshe në tetë fusha kyçe, duke përfshirë mbrojtjen, drogën, krimin ndërkufitar dhe ndryshimet klimatike, është ndër lëvizjet që do të ndëshkojnë të gjithë botën, jo vetëm SHBA-në, tha Blinken në një konferencë shtypi në Manila.
Rruga Press