Lajme

Situata e zjarreve në vend, Emergjencat Civile: 25 vatra gjatë 24 orëve

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 25 vatra zjarri, nga të cilat 16 janë shuar.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri. Nga të cilat janë shuar 16 vatra dhe konkretisht:

në fshatin Bushat, bashkia Vau-Dejës,

në fshatin Kucok, bashkia Durrës,

në fshatin Karpen, bashkia Shijak,

në fshatin Skuraj, bashkia Kurbin,

në fshatin Rehovë, bashkia Polican,

në fshatin Donofrosë, bashkia Dimal,

në fshatrat Moravë dhe Lapardha të bashkisë Berat,

në fshatin Seman, bashkia Fier,

në fshatrat Dragot dhe Deshiran të bashkisë Belsh,

në fshatin Laknas, bashkia Kamëz,

në fshatin Llaman, bashkia Himarë,

në fshatin Salari, bashkia Tepelenë,

në fshatin Bajkaj, bashkia Delvinë,

në fshatin Gosë e Vogël, bashkia Rrogozhinë.

Në operacionet e shuarjes së vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 408 forca operacionale, të Shërbimit te Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi , Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 37 mjete zjarrfikëse.

Aktualisht janë aktive vatrat e zjarrit në:

Ju bëjmë thirrje qytetarëve për një kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret.

Kujtojmë se zjarr vënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit.

Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër.

Rruga Press

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *