Bota

11 të vdekur nga aksidenti i autobusit polak në autostradën kroate

Një autobus me targa polake është përfshirë në një aksident të rëndë në autostradën Zagreb – Goriqan mëngjesin e së shtunës. Të paktën 11 persona vdiqën menjëherë dhe 34 mbetën të lënduar, shkruan Jutarnji.

Deri më tani, nuk ka informacione zyrtare për shkaqet e aksidentit dhe as për rrethanat në të cilat ka ndodhur.

Lexo më shumë  Akuza për dhënie informacionesh ndaj armiqve, Irani arreston 500 persona

Policia, sipas rrjedhës se si ka shkuar aksidenti, dyshon se shoferin e ka zënë gjumi.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet, ndërsa në vendngjarje janë thirrur ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit për të ndihmuar në shpëtimin e viktimave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *