‘Porti i ri i Durrësit, skemë piramidale’. Meta-qytetarëve: Mos blini apartamente
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos blejnë apartamente në projektin e Portit të ri të Durrësit dhe të mos bien pre e mashtrimit, të asaj që ai e cilëson një skemë të pastër piramidale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se për projektin e ri ka mungesë të plotë transparence dhe nuk është publikuar kontratë apo informacion se si do të bëhet ndarja e të ardhurave.
Sipas tij, kjo është vetëm një aferë e pastër korruptive, që synon të grabisë paratë e shqiptarëve.
Meta u bën thirrje gjithashtu organeve të drejtësisë të reagojnë menjëherë dhe të ndërhyjnë për të penguar nënshkrimin e çdo kontrate paraprake shit-blerje, që është në kundërshtim të ligjit dhe në dëm të qytetarëve.
Porti i Durrësit ka kaluar tërësisht në pronësi të kompanisë Durrës Yacht&Marina.
Projekti për marinën turistike të Durrësit do të kapë një vlerë investimi 2 miliardë dollarë dhe do të përfshijë ndërtimin e marinës turistike, ambienteve të banimit dhe do të mbajë terminalin e udhëtimeve të pasagjerëve.
Rruga Press