Bota

Rriten tensionet/ Vizita e Pelosit në Tajvan, Kina merr vendim drastik ndaj SHBA-së

Kina tha se po anulon ose pezullon dialogun me Shtetet e Bashkuara të Amerikë në disa çështje, nga ndryshimet klimatike tek marrëdhëniet ushtarake dhe përpjekjet e përbashkëta kundër drogës, si shenjë hakmarrje të vizitës së Pelosit në Tajvan.

Kryetarja e Dhomës së SHBA-së, Nancy Pelosi vizitoi ishullin më 3 dhe 4 gusht.

Kina e quajti vizitën e Pelosit provokuese dhe tha se ajo minon sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Masat për të cilat Kina njoftoi të premten janë në mesin e shumë hapave të premtuar që syonjnë ndëshkimin e Uashingtonit për lejimin e vizitës së Pelosit në ishullin që Pekini e pretendon si territor të vetin.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Kina po zhvillon stërvitje kërcënuese ushtarake në gjashtë zona jashtë brigjeve të Tajvanit.

Raketat u lëshuan gjithashtu mbi Tajvan, thanë zyrtarët e mbrojtjes për mediat shtetërore.

Kina kundërshton që ishulli vetëqeverisës të ketë marrëdhënie me qeveritë e huaja.

Ministria e Jashtme e Kinës tha se dialogu midis komandantëve të zonave dhe krerëve të departamenteve të mbrojtjes do të anulohet, së bashku me bisedimet për sigurinë ushtarake detare. Ministria tha se bashkëpunimi për kthimin e emigrantëve të paligjshëm, hetimet penale, krimi transnacional, droga ilegale dhe ndryshimet klimatike do të pezullohen.

Kina njoftoi edhe sanksione të paspecifikuara ndaj Pelosit dhe familjes së saj, të cilat në përgjithësi janë kryesisht simbolike.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Një deklaratën e Ministrisë së Jashtme kineze thuhet se Pelosi kishte shpërfillur shqetësimet serioze të Kinës dhe kundërshtimin e vendosur ndaj vizitës së saj.

Këmbëngulja e Kinës që Tajvani është territori i saj dhe kërcënimi për të përdorur forcën për ta vënë atë nën kontrollë është shfaqur shumë në propagandën e Partisë Komuniste në pushtet dhe mediave tërësisht të kontrolluara nga shteti për më shumë se shtatë dekada, që kur palët u ndanë me luftë civile në vitin 1949.

Banorët e ishullit në masë dërrmuese favorizojnë ruajtjen e status quo-së së pavarësisë dhe refuzojnë kërkesat e Kinës që Tajvani të bashkohet me ta./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *