Lajme

Vdekja e tregtarit të armëve në Tiranë, dorëhiqet kreu i shërbimit sekret në Poloni

Mediat në Poloni shkruajnë se vdekja misterioze në Tiranë e Andrej Izdebski, një tregtar armësh po shkakton tërmet në agjencitë e sigurisë polake.

Gazeta polake “Fakt” raporton se Piotër Krauzik, shefi i shërbimit sekret të jashtëm ka dhënë dorëheqjen pikërisht për këtë rast.

Ndërsa zyrtarisht ndryshimet në krye të kësaj agjencie kanë ndodhur për arsye personale.

Izdebski 71-vjeçar prej vitesh merrej me tregtinë e armëve dhe ishte aktiv në disa vende të Europës.

Por vëmendja e opinion në Poloni ndaj këtij rasti nuk është vetëm për shkak të tregtisë së armëve.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Kompania e biznesmenit gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19 fitoi një kontratë prej 45 milionë dollarësh me qeverinë për të blerë 900 respiratorë.

Ai arriti të gjente vetëm 200 dhe kishte marrë paradhënie nga qeveria 40 milionë dollarë.

Në fund të 2021 Izdebski ikën nga Polonia dhe vjen në Shqipëri, ndërsa në mars të 2022 u shpall në kërkim nga autoritet polake.

Blerja e respiratorëve u kthye në një skandal politik në Poloni ku deputetë të opozitës atje akuzuan qeverinë për korrupsion.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Për opozitën qeveria po përpiqet që ta mbyllë vdekjen misterioze të tregtarit të armëve në Tiranë si shkak i një ataku në zemër.

Një pjesë e opinionit publik dhe politikës mendojnë se Adrej Izdebski ishte ndërmjetësi mes blerësit dhe shitësit dhe nëpërmjet tij kalonin paratë.

Por duke qenë se ai vdiq në Shqipëri dhe pa para, milionat e dollarëve të zhdukura janë diku tjetër.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *