(Video) Gazetari kroat e quan Abazoviqin kryeministër pro-serb
Marrëveshje Themelore e nënshkruar dje nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe patriarkut serb të Kishë Ortodokse Serbe Porfirije, ka qenë temë qendrore e mediave malazeze, por edhe në rajon.
Marrëveshja Themelore për marrëdhëniet ndërmjet shtetit të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe përmban kryesisht obligimet e shtetit dhe institucioneve ndaj kësaj bashkësie fetare.
Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi i mundësohet eksterritorialiteti i objekteve fetare, hapet mundësia mësimit fetar në shkollat publike, i njihet subjektiviteti për gjashtë shekuj më i gjatë se sa që Kisha Ortodokse Serbe ka në Serbi, i jep asaj kompetenca publike-juridike dhe në disa fusha ia mundëson statusin ligjor të barabartë me institucionet shtetërore.
Ditën e sotme Partia Demokratike e Socialistëve ka depozituar në parlamentin e Malit të Zi kërkesën për votëbesimin e kryeministrit Dritan Abazoviq.
Lajmin e ka dhënë kryetari i klubit të përfaqësuesve DPS, Danijel Zhivkoviq, i cili tha se forca politike që përfaqëson ka dorëzuar kërkesën për votëbesimin e Qeverisë së Malit të Zi.
Partia Demokratike e Socialistëve njoftoi më herët gjatë ditës së sotme se do të nisë një iniciativë për votim mosbesimi ndaj Qeverisë së Malit të Zi, pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore ndërmjet Qeverisë dhe Kishës Ortodokse Serbe.
Ndërkohë, në mediat kroate emri i Dritan Abazoviqit po lakohet duke i ngjitur epitetin e kryeministrit proserb.
Gjatë edicionit të lajmeve në televizionin kroat RTL gazetari që po raportonte lajmet tha se pas marrëveshjes mes Abazoviqit dhe Kishës Ortodokse Serbe presidenti malazez Gjukanoviq është shprehur se “do ta shkarkojë kryeministrin proserb (Abazoviq)”. Dhe fjala “proserb” nuk ishte citim i asaj çfarë kishte thënë presidenti malazez, por ajo çfarë kishte vetë gazetari kroat, nisur nga fakti se lëvizjet e fundit të Abaziviqit nuk përbëjnë interesa të rajonit apo Malit të Zi, por vetëm interesa të shtetit serb në përpjekjen për aneksim të ngadaltë dhe të vazhdueshëm të Malit të Zi.
Rruga Press