Lajme

Sot protesta para Ministrisë për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë, qytetarët kërkojnë drejtësi

Ngjarja e rëndë e ndodhur të martën e 2 gushtit në plazhin e Potamit në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga punonjësi i policisë, Arjan Tase, tronditi gjithë shoqërinë shqiptare.

7-vjeçarja u përcoll për në banesën e fundit, ditën e djeshme, ndërsa sot pritet të zhvillohet në orën 19:00 protesta para Ministrisë së Brendshme, për të kërkuar drejtësi për vdekjen e vogëlushes.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Në protestë pritet të kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nanos dhe ministres Kumbaro.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *