Bota

Policia italiane ia konfiskon “arkitektit” të Putinit 141 milionë euro

Policia Financiare i ka konfiskuar pasurinë Lanfranco Cirillos, biznesmenit i cili njihet si “arkitekti” i presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe oligarkëve të tjerë rusë.

Pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme e konfiskuar prej tij, kap vlerën e 141 milionë eurove.

Cirillo akuzohet për shmangie të tatimit.

Ndër pasuritë e konfiskuara janë: shtëpi luksoze, llogari bankare, para të thata, bizhuteri, art modern dhe bashkëkohor nga autorë të famshëm, madje edhe një helikopter.

Lexo më shumë  Trumpi rrit tarifat në 25% për makinat dhe kamionët e BE-së

Ai ka punuar dhe jetuar në Rusi për 20 vjet, shkruajnë mediat italiane.

63 vjeçari akuzohet për kontrabandë dhe deklarim të rremë, pastrim parash, vetëpastrim dhe transaksione.

Hetim i kryer nga Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare të Breshias u hap pas identifikimit, në zonën e Brescias, të një helikopteri të regjistruar në Rusi për të cilin nuk ishin përmbushur formalitetet doganore dhe që çuan në zbulimin e një rasti të supozuar të qëndrimit fiktiv jashtë vendit.

Ai është nën hetim pasi nuk kishte deklaruar të ardhura për dhjetëra milionë euro për vitet 2013-2019 (për 50 milionë euro), ndërkohë që ruante në Itali qendrën e familjes së tij, asetet dhe interesat ekonomike.

Lexo më shumë  Irani ia dërgon ShBA-së propozimin për fundin e luftës

Nga të ardhurat e deklaruara nga hetuesit u konstatua edhe një zotësi trashëgimore e pajustifikuar e cila ka çuar sot në sekuestrimin e shumës 141 milionë euro.

Vila e Putinit e projektuar nga arkitekti italian Cirillo

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *