Bota

Video/ Metodat e pazakonta të largimit të minave nga ushtarët ukrainas në zonat e banuara

Luftime të ashpra po vazhdojnë të zhvillohen në Ukrainë mes forcave ruse dhe atyre ukrainase. Madje rusët nuk kanë kursyer as zonat e banuara me civilë, duke vendosur mina të ndryshme.

E për të parandaluar më të keqen, ukrainasit kanë gjetur metoda shumë të pazakonta për t’i shpërthyer ato “në mënyra të sigurta”

Lexo më shumë  Gjermania dhe Ukraina marrëveshje me 10 pika për mbrojtjen dhe armatimin

Llogaria FaceOfWar në Telegram, shfaq ushtarët ukrainas të cilëve nuk u trembet syri as para mjeteve shpërthyese – madje ata i shpërthejnë ato duke mos përdorur kurrfarë mjete mbrojtëse.

Në video shihen ushtarët ukrainas duke përdorur goma të veturave, shkopinj druri e madje edhe vetura të vjetra të cilat shkelin mbi këto mina dhe i shpërthejnë.

Lexo më shumë  Paralajmëron shefja e re e shërbimeve sekrete britanike: Rusia përbën kërcënim akut

Qëllimi i këtij aksioni është që në to të mos bien civilët, që nuk kanë përvojë dhe nuk dinë se si t’i shmangin dhe si duhet reaguar në raste të tilla.

Videot e shpërndara në internet janë bërë virale, ku lavdërohen ushtarët ukrainas për trimërinë dhe vullnetin e madh për të bërë gjithçka, që të dëbojnë rusët nga territori i Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *