Argument

Mendjepaktin dhe qëllimkeqin e shpalosin pyetjet që shtron, e jo përgjigjet që jep!

Të paditurin, qëllimkeqin dhe avdallin, më shumë e shpalosin pyetjet që shtron, se sa përgjigjet që jep!

Kjo vlen edhe për disa opozitarë si dhe, për shumë ‘mendjendritur’, që e pyesin Kryeministri e Kosovës se a i ka koordinuar veprimet e veta në veri të vendit me SHBA-të dhe miqtë tjerë perëndimorë!

Vallë janë aq nopranë sa mos e dinë se pyetja e tyre mund ta ketë edhe nënkuptimin se, ashtu si Serbia që bënë vetëm atë që ia thotë Rusia, edhe Kosova, s’është asgjë më shumë se sa një satelit i teledirigjuar nga SHBA-të dhe NATO-ja dhe se, ditën bënë atë që natën e urdhërojnë Uashingtoni e Brukseli?

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

O budallenj: burrështetasit e Kosovës nuk duhet për çdo gjë të konsultohen me miqtë dhe partnerët e vendit, por duhet të mbajnë llogari që të mos ndërmarrin çka do qoftë që do mund t’i dëmtojë interesat e shtetit dhe të aleatëve të saj.

Pra të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre, duke e ditur në ndërkohë se Kosova është edhe investim i SHBA-ve dhe NATO’s, e jo vetëm i shqiptarisë. Pra duke e ditur se nuk duhet të shkojnë asnjë hap përtej interesit shqiptarë dhe atij të SHBA-ve dhe NATO’s.

Lexo më shumë  Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Dhe mbase këtë e dinë të gjithë ata që shtrojnë pyetje të palogjikshme, por të përballur me dëmet që ia bënë Kosovës në të shkuarën – edhe atë me veprimet e tyre të ‘mirë koordinuara’ me të huajt – si dhe të verbuar nga urrejtja ndaj Kryeministrit të Kosovës, jo vetëm që i ngatërrojnë pyetjet, por mbase edhe ndjehen keq pse SHBA-të dhe Perëndimi e përkrahin Kurtin, e jo Vuçiqin?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *