Kraki: Grenelli ky idioti që ende s’ka gjet punë prej kur i dështoi ’shitja’ e Kosovës
Ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka reaguar ndaj ish të dërguarit special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Kraki ka thënë se Grenell nuk ka gjetur punë, “prej kur i dështoi shitja e Kosovës”.
Ai ka e quajtur Grenellin “rrugaç diplomatik”. Kraki ka kritikuar edhe përkrahësit e Grenellit në Kosovë, duke thënë se ata po tmerrohen sa herë Kosova forcohet si shtet.
Reagimi i Krakit në Facebook:
Kqyrne idolin e beratave duke i tregu Fukujames kush është Albini.
Nëse ia hidhni një sy postimeve të tij në Twitter, e kuptoni që ky idiot ende s’ka gjet pune prej kur i dështoi ’shitja’ e Kosovës.
Dhe a dini çka është më e gërditshme se vet Grenelli, janë këlyshët e tij shqiptarë këtu në Fb dhe gjithandej skutave, të cilët tmerrohen sa herë Kosova forcohet si shtet.
Këta janë fiks si zagarët që lehin kur s’duhet dhe e fusin bishtin në mes kur duhet.
Ikni o qyrra e kqyrne idolin e juaj në çfarë krijese është shndërru. Po qysh keni fytyrë more ende me fole kur 2 vjet rresht e keni glorifiku këtë rrugaçin diplomatik.
Rruga Press