Bota

(Video) Senatorja australiane e quan mbretëreshën ‘kolonizuese’ gjatë betimit

Senatorja indigjene australiane, Lidia Thorpe, iu referua mbretëreshës si një “kolonizuese” ndërsa ishte duke u betuar në parlamentin e Australisë.

Mbretëresha Elizabeth, tani 96 vjeçe, është gjithashtu kreu i shtetit të Australisë dhe është përshkruar, së bashku me shtetin, si një forcë kolonizuese mbi popullsinë indigjene.

“Unë Lidia Thorpe, betohem solemnisht dhe sinqerisht se do të jem besnike dhe mbaj besnikëri të vërtetë ndaj madhërisë së saj kolonizuese Mbretëreshës Elizabeth II”, tha ajo.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Fjala “kolonizim” nuk është në betimin zyrtar. Presidenti i Senatit ndaloi senatoren e të Gjelbërve dhe i kërkoi asaj të ribënte betimin e besnikërisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *