Raketa moderne kundër Rusisë, SHBA jep 550 mln ndihma për Ukrainën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin 550 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Zyrtarë të lartë amerikan njoftuan dje se ndihma e re ushtarake përfshin sistem moderne raketash.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha për mediat se armët e reja synojnë të forcojnë reagimin e trupave ukrainase për të zmbrapsur sulmin rus.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë që nga nisja e luftës në Ukrainë më shumë se 8 miliardë dollarë ndihma.
Rruga Press