Lajme

Sveçla: 11 të lënduar nga strukturat ilegale të armatosura në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se nga zhvillimet e së dielës në veri të Kosovës, 11 qytetarë të Kosovës kanë mbetur të lënduar “nga strukturat ilegale të armatosura”, për çka policia ka nisur hetimet.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, të mbajtur të hënën, Sveçla ka thënë se nga e hëna ka filluar zbatimi i vendimit të Qeverisë për pajisje me dokumentet për hyrje-dalje për shtetasit serbë, të cilat do t’i zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal gjatë hyrjes dhe qarkullimit brenda territorit, ndërsa vlefshmëria e këtij dokumenti është 90 ditë.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

“Në orët e para të mëngjesit të së hënës ka filluar zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për pajisje me dokumentet hyrje/dalje në pikat kufitare. I gjithë ky proces po vijon pa pengesa. Ashtu edhe siç e kemi parashikuar, e gjithë procedura është shumë e shkurtër. Për shkak të dezinformatave dhe informimit jo të drejtë të këtij procesi, dua të njoftoj se dokumenti për hyrje-dalje, do të zëvendësojë dokumentet e identifikimit personal gjatë hyrjes dhe qarkullimit brenda territorit të Kosovës, vlefshmëria e këtij dokumenti është 90 ditë”, ka thënë Sveçla.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Ministri i Brendshëm më tej ka theksuar se disa barrikada janë larguar dhe pjesa e mbetur e tyre pritet të largohen të hënën gjatë ditës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *