Lajme

Publicisti i Washington Post përplaset me Grenellin për Kosovën

Publicisti i gazetës prestigjioze amerikane “The Washington Post”, Ishaan Tharoor, ka thënë se lidershipi i Kosovës e sheh Richard Grenellin në anën e Serbisë.

Tharoor, në një reagim ndaj ish-emisarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë po ashtu se Grenelli në sytë e qeverisë në Prishtinë shihet si përkrahës i Serbisë, “i cili qëllimisht destabilizoi politikën e saj të brendshme” dy vjet më parë.

Nga ana tjetër, Richard Grenell ka reaguar disa herë orët e fundit në lidhje me zhvillimet në Kosovë. Ai nuk ka nguruar që ta quajë fajtor kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke e quajtur atë “fashist me përvojë.

Lexo më shumë  Maqedonci në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore: Përgjegjësit e sulmit terrorist të 24 shtatorit ende të lirë

“Lidershipi aktual i Kosovës e sheh Grenellin (ish-zyrtar i Trumpit) si një mbështetës ptë Serbisë, i cili qëllimisht destabilizoi politikën e saj të brendshme në mënyrë që të arrijë një marrëveshje simbolike që tash ka pak ose aspak trashëgimi”, tha Tharoor, duke iu referuar Marrëveshjes së Uashingtonit të ndërmjetësuar nga Grenell.

Grenell i është kundërpërgjigjur Tharror-it. I ka thënë se kryeministri aktual i Kosovës “është një fashist”.

“Qeveria aktuale fashiste në Kosovë, ka një kryeministër i cili literalisht ka hedhur gaz lotsjellës në kuvend kur nuk i ka shkuar rruga siç ka dashur”, është kundërpërgjigjur Grenell.

Në disa reagime në Twitter të dielën, Grenelli ka bërë thirrje se Albin Kurti është problemi dhe se duhet risjellë Hashim Thaçi.

“Një tjetër katastrofë e Blinkenit. Edhe shqiptarët e dijnë se Kurti është problemi. Kthejeni Thaçin”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *