Lajme

Kosova ishte në prag të përplasjes, ja ҫ’po bënte Edi Rama

Situata e krijuar dje në veri të Kosovës ishte gati të përshkallëzohej dhe të përfundonte me pasoja. Mirëpo një vendim i fundit i Qeverisë Kurti për ta shtyrë vendimin nëse hiqen të gjitha barrikadat, qetësoi situatën.

Teksa pati reagime edhe në rang ndërkombëtar për këtë situatë, kryeministri shqiptar Edi Rama heshti karshi kësaj.

Lexo më shumë  Raporti i Europol ngre alarmin: Rrjeti i kartelit ekuadorian “Los Lobos” i lidhur me grupin kriminal shqiptar për trafikun e drogës në Evropë

Megjithatë postimet e tij në rrjetet sociale nuk munguan.

Ai foli për hapjen e një terminali të ri në Rinas, por për Kosovën nuk e tha asnjë fjalë.

“Terminali i Ri në Rinas nga sot i hapur për të gjithë pasagjerët✈️”, shkroi ai.

Ky postim i tij ishte pas orës 22.00, atëherë kur gjendja në Kosovë ende ishte nën tensione të skajshme.

Lexo më shumë  Rrezikohet samiti i NATO-s në Tiranë/ Euronews: Shqipëria mbeti pas me objektivin e mbrojtjes!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *