KryesoreLajme

​Kurti: Reciprociteti shtyhet vetëm nëse hiqen të gjitha barrikadat në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se shtyrja e zbatimit të vendimeve për targat dhe reciprocitetin për letërnjoftime bëhet vetëm me kushtin që nga veriu i vendit të hiqen të gjitha barrikadat dhe të rikthehet liria e lëvizjes.

“Në bashkëpunim me aleatët tanë ndërkombëtarë, ne zotojmë se do të shtyjmë për 30 ditë zbatimin e vendimeve për targat e makinave dhe dokumentet hyrëse-dalëse në pikat kufitare me Serbinë, me kusht që të hiqen të gjitha barrikadat dhe të rivendoset liria e plotë e lëvizjes”, shkroi Kurti.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Ndërkohë, më herët Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, njoftoi se tashmë ka filluar zbatimi i vendimit për posedim me fletë-deklarim për të gjithë personat që kanë dokumente të Serbisë.

“Tashmë ka filluar shpërndarja e dokumentit për hyrje-dalje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës, me përjashtim në pikat Jarinje dhe Bërnjak të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të barrikadave që janë vendosur nga strukturat ilegale serbe”, tha Sveçla.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Ky vendim do të vazhdojë të implementohet derisa të largohen të gjitha barrikadat dhe të sigurohet liria e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave. Në momentin e largimit të të gjitha barrikadave dhe pengesave, ky vendim do të pezullohet deri më 1 shtator 2022.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *