Në Merdare po lëshohen dokumente për shtetasit e Serbisë për hyrje në Kosovë
Në Merdare janë lëshuar dokumentet e para për shtetasit e Serbisë për të qarkulluar në Kosovë.
Qeveria e Kosovës ka thënë se do të shtyjë implementimin e vendimeve për reciprocitet në momentin kur të hiqen barrikadat në veri.
Në pikën kufitare në Merdare po vazhdon lëshimi i formularëve sipas vendimit të marrë.
Qytetarët me letërnjoftime të Serbisë që hyjnë në Kosovë do të pajisjen me një dokument të tillë. Po ashtu do të pajisjen edhe në dalje.
Rruga Press