Eurdoeputeti estonez: Serbia po mësohet nga Rusia dhe mund ta sulmojë Kosovën
Deputeti estonez në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka reaguar i shqetësuar me situatën në Kosovë.
Terras ka thënë se Serbia, e mësuar nga Rusia mund ta sulmojë Kosovën.
“Raportimet nga Kosova janë shumë shqetësuese. Përfaqësuesja e Putlers (bashskimi i emrave Putin dhe Hitler) Serbia po mëson nga vëllai i madh dhe mund ta sulmojë Kosovën. Ne duhet të qëndrojmë të fortë në NATO dhe Komitetin për punë të Jashtme në Parlamentin Europian”, ka shkruar Terras në Twitter.