Kievi bën bilancin/ Sa ushtarë ka humbur Rusia që nga nisja e luftës
Forcat e Armatosura Ruse kanë humbur 40,670 ushtarë që nga fillimi i luftës.
Kjo shifër u raportua nga ushtria e Kievit në buletinin e tyre të përditshëm.
Po ashtu bëhet me dije se janë shkatërruar 1759 tanke ruse , 906 sisteme artilerie, 222 avionë, 190 helikopterë dhe 15 anije.
Ndërkohë bëhet me dije se Ukraina u ka kërkuar Kombeve të Bashkuara dhe Kryqit të Kuq që të hetojnë vdekjen e më shumë se 50 të burgosurve ukrainas të luftës në një sulm në një qendër paraburgimi në territoret e pushtuara të Donbasit.
Rruga Press