Bota

Për ditë të tëra në Kroaci, në vend të naftës, makinat u furnizuan gabimisht me benzinë

Mediat kroate raportuan se në pikën e karburantit në Dubravë për disa ditë është shpërndarë karburant i gabuar, kështu që veturat kanë marrë naftë në vend të benzinës së nevojshme, gjë që ka sjellë prishje të veturave.

Portali lokal eMeđimurje ka raportuar për një gabim në pikën e karburantit INA në Dubravë, ku në vend të benzinës, në automjete është derdhur naftë. Deri më tani janë zbuluar rreth 20 përdorues të dëmtuar.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

“Automjetet u ngadalësuan, humbën fuqinë, përfundimisht ndaluan së punuari. Ishte e vështirë të nisej dhe pas një kohe nuk mundi as të nisej”, tha Ivan Megjimurac.

Sven Hunjadi, automekanik, tha se nga data 11 deri më 13 korrik, ka marrë një duzinë automjetesh me defekte për shkak të karburantit të gabuar.

INA pranoi se ka pasur një gabim dhe se do të dëmshpërblejë të gjithë klientët për dëmtimin e automjeteve të tyre. 

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *