Lajme

DASH ‘fshin’ Bushët nga historiku i marrëdhënieve me Shqipërinë, shkak Berisha?

Me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA, Departamenti i Shtetit ka publikuar një njoftim me disa fakte rreth këtyre marrëdhënieve.

Në fillim të njoftimit thuhet se presidenti Udrou Uillson bëri avokatinë e një Shqipërie të pavarur dhe më pas në vitin 1922 u vendosën marrëdhëniet diplomatike.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Këto marrëdhënie diplomatike u ndërprenë në vitin 1945 dhe më pas u rivendosën në vitin 1991.

Në dokumentin e DASH nuk thuhet asgjë se kush i rivendosi këto marrëdhënie, se kush ishte presidenti i parë shqiptar që u prit në Shtëpinë e Bardhë, mbi të gjitha nuk përmendet fare fakti se një president amerikan vizitoi Shqipërinë në vitin 2007, duke shënuar kulmin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Edhe në pjesën e marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes, pavarësisht se përmenden stërvitjet e fundit ushtarake, nuk thuhet asgjë për momentin kulmor, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në SHBA nën lidershipin e George W Bush.

Në fakt, nën ‘censurën’ e DASH kanë rënë kryesisht presidentët Bush, George HW Bush dhe i biri, George W Bush.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *