Lajme

EurActiv: Petrit Fusha ndërhyri te hetimi për vdekjen e Ardit Gjoklajt

Agjencia e njohur e Brukselit, EurActiv, raporton se ish-kreu i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fushe, është nën akuzë për fshehje të pasurisë.

Sipas agjencisë, Fusha po hetohet për fshehjen e një resorti, të quajtur Mai Tai, në rrethinat e Tiranës.

Vendimi për akuzat ndaj tij erdhi pasi një hetimi për vëllanë e Fushës, që akuzohet se ka qenë i përfshirë në trafik droge në Spanjë.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

“Në gusht të vitit 2016, media aludoi se Fusha kishte ndërhyrë në hetimin për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, trupi i të cilit u gjet në plehra në Sharrë, ku ishte i punësuar ilegalisht.

Hetimet për vdekjen u drejtuan nga Fusha, kushëriri i Shkëlqim Fushës, pronar i kompanisë së ndërtimit Fusha. Kjo kompani është përgjegjëse për shumë projekte ndërtimi nën drejtimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Disa muaj para vdekjes së Gjoklajt, Veliaj e kishte shpallur landfillin e Sharrës një sipërmarrje model, ku të gjithë punojnë me kontrata ligjore dhe sigurime shoqërore. Ai posaçërisht u bëri thirrje njerëzve që të aplikojnë për punë. Pas vdekjes së Gjoklajt, Veliaj u ‘zhduk’ për disa ditë nga mediat.

Në dhjetor të vitit 2016, teksa hetimi vazhdonte, Veliaj dhe Fusha u fotografuan duke drekuar së bashku në një nga restorantet e Tiranës”, shkruan agjencia.

Lexo më shumë  Flamuri shqiptar ngrihet në New York në 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *