Lajme

(Foto) Hakerat që sulmuan e-Albania nxjerrin online dokumentet e iranianëve të Manzës

Vijon publikimi online i dokumenteve që mesa duket janë marrë nga faqja e e-Albania gjatë sulmit kibernetit të pak ditëve më parë. Faqja “Drejtësi për atdheun” ka nxjerrë së fundmi të tjera dokumente personale që u përkasin disa shtetasve iranianë që qëndrojnë në kampin e MEK në Manzë të Durrësit.

Bashkë me publikimin është shpërndarë edhe një mesazh në anglisht që duket se është shkruar nga një person që nuk ka njohuri të mira të kësaj gjuhe pasi ka gabime të shumta drejtshkrimore.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti  vë gurin themeltar për tri projekte në Podujevë

Pak a shumë në këtë mesazh thuhet: “Pse duhet të shpenzohen pasuritë tona për strehimin dhe financimin e grupit terrorist të Muxhahedin-e Khalq, ndërsa shqiptarët tanë të varfër dhe të privuar ende po vuajnë?

Ushqim dhe strehim falas për mbi 2000 të huaj armiqësorë me një histori të tmerrshme terrori dhe atentatesh? Nuk mund të gjenit diçka më të keqe? Çfarë ju bëri të jeni kaq të pavëmendshëm ndaj njerëzve tuaj? Krimi nuk paguan, as korrupsioni”.

Hakerat kanë publikuar disa karta shëndeti të lëshuara nga autoritetet shëndetësore shqiptare si dhe dokumenteve të lejes së qëndrimit të lëshuara nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Kufirit dhe Migracionit.

Dokumentet janë publikuar më poshtë, por kemi fshehur identitetin e tyre. Duket se ata që i kanë publikuar të dhënat janë kundërshtarë të muxhahedinëve dhe mbështesin linjën zyrtare të Iranit.

Në krahun tjetër autoritetet shqiptare vijojnë të këmbëngulin se të dhënat e shqiptarëve nuk janë cenuar. Edhe këtë të premte drejtoresha e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj foli me garanci se të dhënat janë të sigurta dhe nuk janë prekur.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *