Lajme

Kosova zgjidhet anëtare e bordit menaxhues të IASIA, rrjetit më të madh në botë për edukim

Republika e Kosovës është zgjedhur anëtare e bordit menaxhues të Shoqatës Ndërkombëtare të Shkollave dhe Instituteve të Administratave – IASIA, rrjetit më të madh në botë për edukim dhe trajnim në fushën e administratës publike.

Në konferencën vjetore të IASIA-së ka marr pjesë zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra.

Kjo konferencë është mbajtur në Mbretërinë e Marokut, nën patronazhin e lartë të lartmadhërisë së tij, Mbretit Mohammed VI.

Lexo më shumë  Protesta e ish-minatorëve në Shqipëri, kërkojnë Statusin dhe pensionet dinjitoze

“Gjatë ditës së djeshme, Republika e Kosovës u përzgjodh, përmes një procesi zgjedhor anonim, anëtare e bordit menaxhues të IASIA – rrjetit më të madh në botë për edukim dhe trajnim në fushën e administratës publike”, thuhet në njoftim.

Tutje është thënë se më këtë rast, është përzgjedhur që zëvendësministri Dobra, si i nominuar i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Institutit të Kosovës për Administratë Publike, të përfaqësojë Republikën e Kosovës në këtë bord, si dhe të angazhohet për reformë në administratën publike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Lexo më shumë  Partia e Nenad Rashiqit akuzon Listën Serbe për shantazhe dhe presione ndaj familjarëve të kandidatëve për deputetë

Po ashtu është njoftuar se në këtë konferencë kanë marr pjesë mbi 400 pjesëmarrës nga shumë vende të botës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *