(Video) Prifti i Kishës Ortodokse Ruse sulmon një prift të Kishës Ortodokse të Ukrainës – zbulohet arsyeja që solli përplasjen
Një prift nga Kisha Ortodokse Ruse sulmoi me kryq një të Kishës Ortodokse të Ukrainës, sepse ai e akuzoi atë për bashkëpunim me armikun.
Sipas mediave të huaja, përleshja që u ndërpre nga besimtarët ndodhi në Vinnytsia Oblast (Ukrainë), kur një klerik i Kishës Ortodokse të Ukrainës u sulmua nga homologu i tij nga Kisha Ortodokse Ruse.
“Mbështetësi i Putinit, Gundyayev goditi me kryq kolegun e tij”, njofton Nexta.
Arsyeja ishte akuzimi i një prifti nga Kisha Ortodokse Ruse për ndihmë pushtuesve.
Në shumë vende në Ukrainë, ortodoksët ndahen në besimtarë të Kishës Ortodokse të Ukrainës dhe në besimtarë të Kishës Ortodokse Ruse, e cila është nën Patriarkanën e Moskës.
Rruga Press