Bota

SHBA-ja dënon fjalimin “nazist” të kryeministrit hungarez

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i quajtën të “të pafalshme” komentet e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, i cili u pozicionua kudër “popujve me racë të përzier”.

E dërguara e SHBA-së kundër antisemitizmit, Deborah Lipstadt tha se ishte “thellësisht e alarmuar” nga “përdorimi i retorikës që ngjall qartë ideologjinë racore naziste”.

Orban ka mbajtur fjalimin të shtunën në një rajon të Rumanisë, që ka komunitet të madh hungarez.

Lexo më shumë  Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina nënshkruajnë një marrëveshje “miqësie” 100-vjeçare, Zelensky: Ditë historike

Ai ka thënë se popujt evropianë duhet të jenë të lirë që të bashkohen me njëri-tjetrin, mirëpo përzierja me joevropianët krijon “një botë me raca të përziera”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha se deklaratat e Orbanit “nuk reflektojnë vlerat e përbashkëta që lidhin Shtetet e Bashkuara me Hungarinë”.

Pas komenteve të Orbanit edhe Zsuzsa Hegedus, pjesëtare e rrethit të ngushtë të kryeministrit hungarez, ka dhënë dorëheqje dhe e ka përshkruar fjalimin si “tekst të pastër nazist”.

Lexo më shumë  Tusk: Rusët po planifikojnë aksione terroriste në Evropë, duke vendosur eksplozivë në aeroplanë

Qëndrimet e Orbanit kundër migrimit tashmë janë të ditura, mirëpo për Hegedus fjalimi i së shtunës e ka kaluar kufirin.

Komiteti Ndërkombëtar i Auschëitzit për të mbijetuarit e Holokaustit, e ka konsideruar fjalimin si “të rrezikshëm”.

Zëdhënësi i Orbanit ka thënë se mediat i kanë keqinterpretuar komentet. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *