Lajme

(Letra) Ish-presidenti Bush: Unë dhe Laura dërgojmë përshëndetjet tona për mbarë popullin shqiptar

Shqipëria dhe SHBA shënojnë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike.

Marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-SHBA kanë nisur më 28 korrik të vitit 1922, pak muaj pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku presidenti amerikan Wilson doli në krah të shqiptarëve.

Këto marrëdhënie patën një ndërprerje prej 52 vitesh gjatë pushtimit italian dhe regjimit komunist për t’u rivendosur sërish më 15 mars 1991 me përmbysjen e regjimit dhe vendosjen e demokracisë. Ambasadori i parë amerikan në Tiranë ishte Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin diplomatik më 4 dhjetor të vitit 1922. Ndërsa William Rajerson u bë ambasadori i parë amerikan pas rivendosjes së këtyre marrëdhënieve në 1991.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Ambasadori i parë shqiptar në Washington ishte Faik Konica, i cili u emërua në këtë detyrë në vitin 1929 nga Ahmet Zogu. Zyrtari i parë i lartë i SHBA-së që vizitoi Shqipërinë, ishte Sekretari Amerikan i Shtetit James Baker.

Ndërsa presidenti i parë i SHBA-së që vizitoi Shqipërinë ishte Presidenti George W. Bush më 10 qershor të vitit 2007. Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri janë zhvilluar disa aktivitete të ndryshme, ku është theksuar partneriteti i ngushtë mes dy vendeve dhe se SHBA mbetet një nga aleatët strategjik të Shqipërisë.

Ish-presidenti amerikan George W. Bush ka përcjellë sot mesazhin e tij për vendosjen e 100-vjetorit të marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Lexo më shumë  Muja i përgjigjet Bajramit: Nën autoritetin e saj janë nënshkruar 15 tenderë njëburimor, u avulluan edhe 529 mijë euro

Në letrën e tij, Bush ka kujtuar vizitën e tij të parë në Shqipëri. “Unë dhe Laura ju dërgojmë përshëndetjet më të ngrohta. Ky gur kilometrik është dëshmi e miqësisë.

Në vitin 2007 isha krenar që u bëra Presidenti i parë i SHBA i cili vizitonte Shqipërinë. U bëmë dëshmitarë të mikpritjes tuaj të sinqertë. Jam i lumtur të shoh Shqipërinë dhe SHBA si aleatë. Shpirti shqiptar që kurrë nuk resht për liri dhe tradita juaj e besës janë vlera. Gëzuar të gjithëve 100-vjetorin”, ka shkruar në letrën e tij ish-presidenti amerikan.

Letra e plotë e ish-presidentit Bush:

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *