Dëgjoni politikanin që e njeh më mirë se askush Serbinë dhe Ballkanin
Nga Shaban Murati
Deklarata të presidentit malazez Milo Gjukanoviç në 27 korrik 2022:
-“Një vizitë (e kryeministrit Abazoviç në Serbi) nuk mund të rregullojë marrëdhëniet e helmatisura për afro 200 vjet midis dy vendeve. Fakti që qeveria e Abazoviçit, duke ndryshuar prioritetet europiane, vuri në plan të parë marrëdhëniet e shtetit me Kishën Ortodokse Serbe, nuk është në interes të Malit të Zi.
-Kisha Ortodokse Serbe është instrumenti më i egër i nacionalizmit të Serbisë së Madhe dhe i imperializmit rus në Ballkan.
-“Ballkani i hapur” është e skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit jashtë BE, gjë për të cilën ne nuk kemi nevojë. Ne duam anëtarësimin në BE. Ata, që nuk e shohin rajonin tonë në Europë, githashtu nuk e shohin një demokraci multietnike në Ballkan. Ata pëlqejnë idenë e ndryshimit të kufijve dhe homogjenizimin etnik dhe fetar brenda shteteve të zmadhuara. Si zakonisht, çdo gjë fillon tradicionalisht nga ana e Serbisë, tani me “botën serbe”.
-“Ballkani i hapur” do të përfundojë me zhdukjen e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Por është e sigurtë që do të përfundojë me luftë dhe me shumë gjenocide”.
(Intervistë e presidentit të Malit të Zi me portalin serb “autonomija.info” në 27 korrik 2022. Marrë nga portali malazez në gjuhën angleze “cdm.me” 27 korrik 2022).
Rruga Press