(Video) Dinamo i Kievit eliminon Fenerbahçen, tifozët turq thërrasin emrin e Putinit në stadium
Fenerbahce është eliminuar nga turi i dytë i garës më të madhe evropiane për klube, Ligës së Kampionëve. Pas dy ndeshjeve përballë ekipit ukrainas Dinamo Kiev, skuadra turke u eleminua me rezultatin 1-2. Sfida e përfundoi 0-0, ndërsa në të dytën në Stamboll ukrainasit triumfuan 1-2 pas kohës shtesë.
Mirëpo, ndeshja e fundit është shoqëruar me një skandal. Tifozët e Fenerbahces pas shënimit të golit të dytë nga Dinamo Kiev, në shenjë hakmarrje nisën të thërrasin emrin e presidentit rus Vladimir Putin në stadium.
Video ku dëgjohen tifozët e Fenerbahces duke thirrur emrin e presidentit rus është bërë virale në rrjetet sociale. Tifozët e skuadrës turke janë kritikuar për gjestin e tyre. Pas kësaj që ka ndodhur, UEFA pritet të marrë masa ndaj Fenerbahces.
Rruga Press