Maqedoni e Veriut / Dy deputetë votuan kundër anëtarsimit të Suedisë dhe Finlandës në Nato
Deputetët e së “Majtës” votuan kundër anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO. Deputetët e së Majtës, Dimitar Apasiev dhe Borislav Krmov ishin të vetmit që dje janë deklaruar “kundër”.
Maqedonia ratifikoi protokollet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.
Në Kuvendin e Maqedonisë sot u mbajt votimi, ku 103 deputetë të pushtetit dhe opozitës votuan “PËR”, ndërsa dy deputetë nga e majta ishin kundër.
Në votim ishin të pranishëm kreu i shtetit dhe trupi diplomatik në Maqedoni.
Sipas listës zyrtare nga votimi, në sallën e kuvendit kanë qenë të pranishëm 105 deputetë, nga të cilët 103 kanë votuar “pro” dhe dy “kundër”. Në momentin e votimit në sallë nuk ishin të pranishëm 15 deputetë.
Rruga Press