Lajme

Parashikimi i motit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Evropë

Sipas MeteoAlb: Mbetemi në mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit gjatë paradites. Por parashikohet që pas mesdite vranësirat e pakta të shfaqen në të gjithë Shqipërinë, ku pritet që herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu të izoluara në zonat malore dhe pjesërisht në ultësirën perëndimore do të ketë momente të pakta me pika shiu. Ndërsa mbrëmja rrikthen dominimin e kthjellimeve në një pjesë të mirë të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 35°C.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Veriu dhe Qendra e kontinentit do të jenë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Po_ashtu në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta do të jetë pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit. Ndërsa pjesërisht Ballkani Qëndror dhe Alpet e Europës do të jenë me varanësira të shpeshat të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Edhe Europa Lindore mbetet me vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin rrebeshe shiu.

Kosova

Orët e para të ditës do të paraqiten në Kosovë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në Veriperëndim të vendit. POR orët vijuese i shtojnë gradualisht vranësirat duke krijuar mundësi për rrebeshe afatshkurtra shiu.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës do të sjelli në territorin e MV dominim të kthjellimeve, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave. Parashikohet që këto vranësira të shtohen në pjesën e dytë të ditës në të gjithë MV duke gjeneruar reshje shiu.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *