Bota

E shkarkuan si kryeministër, Boris Johnson tani shihet si shef i ri i mundshëm i NATO-s

Boris Johnsoni po shihet si një shef i ri i mundshëm i NATO-s pasi u largua nga drejtimi i qeverisë britanike.

Media britanike Daily Mail shkruan se aleatët e kryeministrit kanë shprehur se ai mund të zëvendësojë Jens Stoltenbergun si Sekretar të Përgjithshëm të aleancës ushtarake kur, siç pritej, norvegjezi të japë dorëheqjen në shtator të vitit të ardhshëm.

Ky post i profilit të lartë mund të jetë tërheqëse për Johnsonin, por atij do t’i duhej të hiqte dorë si deputet për ta marrë atë.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Këto aludime vijnë në kohën kur, nga ana tjetër, janë shtuar zërat që kërkojnë rithimin e tij në postin e kryeministrit të Britanisë.

Rreth 10,000 njerëz e mbështetën një peticion i cili kërkonte që ai të lejohej të hynte në zgjedhjet aktuale të lidershipit.

Johnsoni ka këmbëngulur se ai synon të largohet nga detyra në shtator, por Lordi Cruddas, donatori konservator që qëndron pas fushatës, ka thënë se kryeministri ka mendime të dyzuara rreth kësaj çështjeje.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Johnsoni personalisht ende nuk ka komentuar publikisht mbi këtë pretendimin, të bërë fillimisht në median britanike Telegraph.

Megjithatë, ish-aleati i tij Steve Baker tha se ai duhet të shuajë çdo dëshirë për të anuluar largimin e tij.

Një deputet tjetër, Sir Charles Walker, ka propozuar gjithashtu se anëtarëve të partisë duhet t’u hiqet pushteti për të vendosur se kush do të bëhet kryeministri i ardhshëm.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *