Albin Kurti tregon arsyen e takimit me Sekretarin amerikan Blinken në Shtëpinë e Bardhë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar detaje të tjera nga takimi që ka pasur në Uashington, delegacioni i Qeverisë së Kosovës i kryesuar nga Presidentja Vjosa Osmani.
Kurti shkroi në Fb:
“Së bashku me Presidenten Osmani, të shoqëruar edhe nga ambasadori jonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli takuam sot Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Me Sekretarin Blinken diskutuam për qeverisjen e mirë, luftimin e krimit dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen sociale si përgjigje ndaj nevojave të qytetarëve të Republikës.
Theksuam raportet tona bilaterale shtetërore të shkëlqyeshme dhe mundësitë për avancimin e tyre sidomos në rrafshin ekonomik me më shumë investime dhe në atë tregtar me më shumë shkëmbime.
Po ashtu diskutuam për demokratizimin e rajonit dhe fuqizimin e aleancave vlerore e politike për t’u ballafaquar me ndikimet dhe rreziqet nga të cilat kanoset Ballkani Perëndimor.
Anëtarësimi i Kosovës në Programin e NATO-s për Partneritet për Paqe dhe ngritja e aftësive dhe kapaciteteve mbrojtëse e të sigurisë së Kosovës do t’i kontribuonte paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit afatgjatë të mbarë rajonit.
Në takim konfirmuam që Republika e Kosovës është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme që në qendër ka njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se deri më tani jemi angazhuar në mënyrë konstruktive dhe kreative në procesin e dialogut.
Marrëdhëniet ndërmjet vendeve dhe popujve tanë janë të fuqishme aktualisht dhe të thella historikisht. Qëndrojmë krah për krah njëra tjetrës se jemi miq, partnerë dhe aleatë.”
Rruga Press