Lajme

Ministri Sveçla bën homazhe në vendin ku u vra nga strukturat kriminale serbe heroi Enver Zymberi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikua një video gjatë vizitës së vendit ku është vrarë polici Enver Zymberi.

Polici Enver Zymberi është vrarë më 26 korrik 2011, nga pjesëtarë të strukturave paralele serbe, gjatë një aksioni të Policisë në veri të Kosovës.

“Nga vizita e sotme së bashku me kolegët e Policisë së Kosovës, në vendin ku u vra nga strukturat kriminale serbe heroi Enver Zymberi, në Zubç të Zubin Potokut”, ka shkruar Sveçla.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Më herët Ministri Sveçla në profilin e tij kishte mbajtur dhe një deklaratë në nder të 11 vjetorit të vrasjes së Enver Zymbylit, më poshtë deklarata e plotë:

Në 11 vjetorin e vrasjes së Enver Zymberit nga strukturat kriminale të drejtuara nga Serbia, së bashku me kolegët e tij nga Policia e Kosovës ishim në vendin e rënies së heroit ku vendosëm buqetë me lule, në rrugën nacionale që lidhë Mitrovicën me Zubin Potokun, në afërsi të fshatit Zubç.

Historia e shtetndërtimit tonë mbanë emrin e Enver Zymberit, si dëshmor në përpjekjet për shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

Të gjithë ne, Policia e Kosovës dhe kolegët e tij bartin kujtime e krenari për Enverin duke rikujtuar po ashtu të gjithë ne thirrjen për drejtësi për vrasjen e tij.

Gjeneratat e Policisë kanë shembullin më të mirë të një zyrtari policor, që nuk hoqi dorë nga betimi i tij si polic deri në momentet e fundit të jetës së tij.

Lavdi Enver Zymberit dhe gjithë zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *