Lajme

Mbi 50 persona dyshohet se u rekrutuan nga Irani për sulmin në Durrës

Pas kërcënimeve për një sulm të mundshëm terrorist, muxhahedinët e strehuar në Shqipëri shtynë Samitin “për Iranin e Lirë”, që do të mbanin më 23 dhe 24 korrik brenda kampit Ashraf 3 në Manzë të Durrësit.

Mbi 50 persona dyshohet se janë rekrutuar nga regjimi iranian për të kryer akte terroriste gjatë këtij samiti.

Lexo më shumë  Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë memorandum të ri bashkëpunimi në bujqësi

Kanë qenë shërbimet inteligjente të policisë shqiptare e partnerëve ndërkombëtarë që kanë kapur disa mesazhe të koduara që flisnin për një akt të mundshëm terrorist, me pasoja ndaj muxhahedinëve.

Ishte edhe ambasada amerikane që njoftoi se Shqipëria rrezikonte një sulm që kishte në samitin Botëror të Iranit të Lirë.

Pas kërcënimit, Samiti Botëror i Iranit të Lirë, u shty deri në një njoftim të dytë.

Lexo më shumë  Kurti premton përkrahje të prodhimit dhe shtim të 10 profileve në arsimin dual

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *