Lajme

Kreu i Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe paraqitet në SPAK

Blendi Gonxhe, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshëm të Transportit Rrugor në Shqipëri është paraqitur mesditën e sotme në SPAK.

Nuk dihet shkaku i mbërritjes së tij pranë ambienteve të Strukturës së Posaçme.

Por dy vite më parë, Nisma Thurje kallëzoi në Strukturën e Posaçme Anti-korrupsion Blendi Gonxhen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tenderë.

Lexo më shumë  Kamberi: Serbia po pengon realizimin e ndihmës së Qeverisë së Kosovës për shqiptarët e Luginës

Në kallëzimin e depozituar në SPAK, Nisma Thurje i kërkon prokurorëve të hetojë “në mënyrë të thelluar gjithë procedurat e zhvillimit të tenderëve publik që lidhen me kompanitë që zotëron, apo lidhen me zotin Gonxhja”.

Nisma thotë se kompani private të qiradhënies së makinave, të cilat lidhen me Gonxhen, kanë përfituar në mënyrë të dyshimtë tenderë publik.

Gonxhja thuhet se zotëron kompaninë Albarent, e cila për pesë vite (2014-2019) ka përfituar nga buxheti i shtetit 20 milionë lekë (160 mijë euro).

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Dy ditë më parë u paraqit në SPAK edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. Arsyeja dhe për Lelin mbetet mister.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *