KryesoreLajme

Policia e Kosovës gati për të nisur reciprocitetin me Serbinë, zbatohet nga 1 gushti

Gjithçka është gati që të nisë reciprociteti në pikat e kalimit kufitar me Serbinë.

Policia e Kosovës, deklaron se bazuar në vendimin e Qeverisë, i cili ka të bëjë me kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.

Prej datës 1 gusht çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, do të pajiset me një dokument hyrje/dalje që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë.

Lexo më shumë  “Focus”: Drama e portit të Durrësit, largohen investitorët gjermanë

Pavarësisht kundërshtive që ngjalli ky vendim në Serbi, autoritetet në Kosovë duken të vendosura ta zbatojnë atë.

Policia thotë se është gati si i përket burimeve njerëzore shtesë që duhen ashtu edhe në aspektin teknik dhe logjistik.

Dokumenti që do të zëvendësojë pasaportën serbe, do të përdoret që në hyrje në territorin e Kosovës po ashtu gjatë takimeve në institucionet e Kosovës dhe do te jete i vlefshëm për 90 ditë.

Policia sqaron se kjo procedurë do të ndiqet edhe për personat e moshës nën 16 vjeç, të cilët nuk posedojnë dokument identifikimi, me kusht që të kenë me vete certifikatën e lindjes me fotografi.

Lexo më shumë  Mid'hat Frashëri: Ç'fituam nga Kongresi i Manastirit?

Gjithashtu Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që jetojnë në Kosove të zëvendësojnë targat e automjeteve të tyre me ato të Republikës së Kosovës. Regjistrimi nis prej datës 1 gusht.

Heqja e targave serbe ishte parashikuar në Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, të cilën Kosova dhe Serbia e arritën në vitin 2011, por ajo nuk u zbatua asnjëherë në veri të Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *