Bota

Postblloku i fëmijëve ukrainasve në Kharkiv

Çdo ditë 11-vjeçarët Maksym dhe Andreii shkojnë në postbllokun e tyre në autostradën drejt Kharkivit. Çdo ditë përshëndesin ushtarët ukrainas.

Mbajnë armët prej plastike dhe përshëndesin çdo automjet ushtarak që kalon përreth postbllokut të tyre.

Andrii dhe nëna e tij u shpërngulën në fshatin afër Kharkivit në fillim të luftës, pasi shtëpia e tyre në qytet u bombardua nga forcat ruse.

Lexo më shumë  Rusët gjatë këtij viti kanë bombarduar “aksidentalisht” 150 herë territorin e vetë

Babai i Andriit është pjesë e ushtrisë ukrainase.

Fqinji u ka bërë armët e vogla, ndërkaq ushtarët ua vendosën flamujt ukrainas.

“Mendova se siç po qëndrojnë gjërat, duhej të qëndroja në postbllok dhe të mbroja vendin tim. Të mbroja më të dashurit dhe që gjithçka të jetë mirë”, thotë Andreii.

Ushtria ruse ka vazhduar sulmet ndaj Kharkivit, qytetit të dytë më të madh në Ukrainë.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Sulmet ilustrojnë qëllimet më të gjera, sesa vetëm pushtimi i rajonit të Donbasit.

Ministria ruse e Punëve të Jashtme ka thënë se shteti planifikon të marrë kontrollin e më shumë territori ukrainas, përfshirë rajonet e Kherskonit dhe Zaporizhzhias në jug të Ukrainës./Koha.net

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *