OBSH-ja e shpall linë e majmunëve emergjencë shëndetësore globale
Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli emergjencë shëndetësore globale linë e majmunëve, për shkak të rritjes së madhe të numrit të rasteve në të gjithë botën. Vendimi u mor pas një takimi urgjent të komitetit të OBSH-së, sipas Reuters.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se deri tani janë raportuar 16 mijë raste në 75 shtete të ndryshme, me 5 viktima. Lija e majmunëve i shtohet kështu dy emergjencave të tjera shëndetësore në fuqi, pandemisë së koronavirusit dhe përpjekjes për zhdukjen e poliomielitit.
Ai tha se rreziku i lisë së majmunëve – i cili përhapet përmes kontaktit të ngushtë dhe shkakton simptoma të ngjashme me gripin ishte i moderuar globalisht, me përjashtim të Europës, ku OBSH e ka vlerësuar virus me rrezik të lartë.
Rruga Press