Rama shkarkon Ahmetajn, Balluku caktohet zëvendëskryeministre
Edi Rama shkarkon Arben Ahmetajn si zëvendëskryeministër.
Në vend të tij është emëruar Belinda Balluku.
Njoftimin e bëri kryeministri Edi Rama me një postim të shkurtër.
“Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE, ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit,” shkruan ai.