Selakoviq: Maqedonasit janë populli ynë vëlla
Me hapjen e Konsullatës tonë në Ohër tregojmë respekt ndaj gjuhës dhe kulturës maqedonase dhe ndaj popullit vëllazëror maqedonas, deklaroi sot në Ohër ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq.
“Nuk ka kulturë pa gjuhë. Vitin e kaluar Maqedonia ka shënuar 100 vjetorin nga lindja e Bllazhe Koneskit. Në shenjë të respektit ndaj miqve të mi – nikoqirëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut, qytetareve dhe qytetarëve të Ohrit, unë dje mbajta fjalim në gjuhën maqedonase dhe e di se sa bukur është kjo, kur dikush ju viziton nga vendi tjetër dhe në atë mënyrë tregon respekt”, tha mes tjerash Selakoviq.
Siç shtoi ai, si shef i diplomacisë serbe, detyra e tij është që në bazë të orientimeve të Politikës së Jashtme të Beogradit, presidentit Aleksandar Vuçiq dhe Qeverisë së Serbisë, t’i përforcojë marrëdhëniet e mira me fqinjët.
Rruga Press