Pabesia e radhës nga Rusia, sulmon Portin e Odesës 24 orë pas marrëveshjes
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka dhënë përgjigje të ashpër ndaj raportimeve se Rusia goditi me raketa portin e Odesës në Detin e Zi të shtunën.
Orën e fundit u pretendua se dëmi ishte minimal dhe nuk ndikoi në asnjë zonë magazinimi të grurit në qytetin jugor.
Nuk u raportua për viktima.
Zelenskyy tha se bombardimi tregon se Moska do të gjente gjithmonë një mënyrë për të mos zbatuar marrëveshjen e grurit të arritur me OKB-në, Turqinë dhe Ukrainën.
“Kjo vërteton vetëm një gjë: pavarësisht se çfarë thotë dhe premton Rusia, ajo do të gjejë mënyra për të mos e zbatuar atë”, shtoi ai.
Një mori raketash goditën infrastrukturën në portin ukrainas të Odesës të shtunën.
Kjo vjen një ditë pasi Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje për të rihapur portet e Detit të Zi për të rifilluar eksportet e grurit.
Në përgjigje ndaj sulmit rus, zëdhënësi i ministrisë së jashtme ukrainase, Oleg Nikolenko tha se u deshën “më pak se 24 orë” për sulmin pas një marrëveshjeje të bërë dje në Stamboll.
Ai shtoi: “Raketa ruse është pështyma e Vladimir Putinit në fytyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres dhe Presidentit të Turqisë, Recep Erdogan, të cilët bënë përpjekje të mëdha për të arritur një marrëveshje dhe të cilëve Ukraina u është mirënjohëse.
“Ukraina thekson nevojën për zbatimin e rreptë të marrëveshjeve në lidhje me rivendosjen e eksportit të sigurt të mallrave bujqësore ukrainase përmes Detit të Zi nga tre porte: Odesa, Chornomorsk dhe Yuzhnoye.
Ne i bëjmë thirrje OKB-së dhe Turqisë që të sigurojnë se Rusia të përmbushë detyrimet e saj në kuadër të funksionimit të sigurt të korridorit të grurit.”, u shpreh Oleg Nikolenko.
Ambasadorja e SHBA-së në Kiev tha se Moska duhet të mbajë përgjegjësi për atë që ajo e konsideroi se ishte sulm mizor rusnë qytetin portin e Odesës.
“Kremlini vazhdon të sulmojë me armatim ushqimin. Rusia duhet të mbahet përgjegjëse,” tha ambasadorja amerikane, Bridget Brink.
©Rruga Press