Lajme

Atentati në Milot dhe misteri i kamerave të sigurisë

Dhjetra persona janë shoqëruar nga policia e Kurbinit, në lidhje me atentatin  e mbremjes së djeshme ku u vra Klisman Preçi dhe mbeti i plagosur Ylli Ibrahimi.

Ajo që e bën më të vështirë zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, është fakti se kamerat e sigurisë që Ylli Brahimi kishte montuar në banesën e tij nuk punonin.

Megjithëse zona ku ka ndodhur vrasja është e mbuluar nga kamerat e sigurisë, çuditërisht asnjëra prej tyre nuk ka punuar.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Paisja DVR rezulton të ketë qënë e fikur dhe nuk dihen arsyet se pse kamerat nuk ishin në gjëndje shërbimi.

Kjo ka sjellë në mosfilmimin e asnjë imazhi të vrasësve, të cilët janë pozicionuar në vendin ku kanë planifikuar vrasjen e dyfishtë.

Ka shumë mundësi që autorët kanë pasur dijeni për mosfunksionimin e kamerave të sigurisë, ndaj planifikimi i vrasjes është bërë pikërisht në derë të shtëpisë.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Policia thotë se për gati 5 minuta zona është përfshirë nga terrori, si pasojë e breshërive të forta të automatikëve.

Madje njëri nga autorët ka qëlluar me puthitje xhamin e blinduar të makinës, me qëllim depërtimin e plumbave në brendësi të makinës, ku ndodhej Ylli Brahimi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *