Kalaja e Beratit, Tomorri, Shpiragu dhe Osumi, çfarë thotë legjenda?
Legjenda e Beratit
Dikur në Berat jetonin dy vëllezër me emrat Tomorr dhe Shpirag. Të dy vëllezërit ranë në dashuri me një vajzë shume të bukur të quajtur Kala.
Për këtë arsye ata u grindën me njëri-tjetrin dhe vëllai i madh, Tomorri e gjuante vëllain e vogël, Shpiragun me shpatë, kurse Shpiragu me topuz.
Të dy vellezerit u vranë dhe Perendia, duke qenë se nuk e pelqeu këtë vëllavrasje i ngurtësoi dhe i ktheu në male.
Mali në pjesën jug-lindore të Berati mban emrin e vëllait te madh, Tomorr dhe është me gropa. Kurse mali Shpirag që ndodhet ne anën perëndimore të qytetit është me vija.
Perëndia e ngurtësoi edhe vajzën pasi ajo ishte shkaku i vrasjese së vëllezërve. Vajza vajtoi për fatin e saj dhe nga lotet u formua lumi Osum.
Mali Tomorr dhe Shpirag
Mali Tomorr ndodhet në lindje të qytetit të Beratit, në Skrapar dhe është i lartë 2400m. Sipas një etimologjie popullore Tomorr do të thotë mali i të mirëve.
I quajtur fron magjie, olimpi shqiptar, luan që ruan portat e Perëndisë, Tomorri ka qenë vendi ku luteshin shqiptarët.
Ky mal s’ka fare lidhje me gjeografinë, por me mitologjine, kultet e vjetra, sferën e orakujve, por edhe Baba Tomorrin.
Në vitin1600 ai filloi të behet simboli kryesor i bektashinjve shqiptarë. Në muajin gusht është festa e Tomorrit ku shkojnë të gjithë njerëzit pa dallim feje.
Në anën perëndimore ndodhet mali Shpirag, në lartësi1200m.
Rruga Press