Bota

Analiza/ Pse është e rëndësishme për botën marrëveshja për eksportin e grurit nga Ukraina?

Sot u arrit marrëveshja për lejimin e transportit të grurit nga portet e Ukrainës, marrëveshja u ndërmjetësua nga Turqia dhe OKB-ja.

Një bllokadë e vendosur nga Rusia ka shkaktuar rritje të çmimeve të ushqimeve dhe ka lënë miliona në rrezik të urisë.

Sa është sasia e bllokuar e grurit në Ukrainë?

Rreth 20 milionë tonë të drithërave të destinuara për eksport janë bllokuar në vend.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se kjo mund të rritet në 75 milionë ton pas korrjes së këtij viti.

Lufta do të thotë gjithashtu se të korrat e këtij viti do të jenë më të vogla.

Deri në 30 për qind e 86 milionë tonëve të drithërave që prodhon normalisht Ukraina nuk do të korren, thotë Laura Wellesley, një specialiste e sigurisë ushqimore në institutin Chatham House.

Lexo më shumë  Trumpi e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut

Si ka ndikuar mungesa e grurit në vendet e tjera?

Ukraina është zakonisht eksportuesi i katërt më i madh në botë i drithërave. Zakonisht prodhon 42 për qind të vajit të lulediellit në botë, 16 për qind të misrit dhe 9 për qind të grurit.

Përveç kësaj, eksportet e grurit nga Rusia – eksportuesi më i madh në botë – janë në rënie.

Sanksionet perëndimore nuk synojnë bujqësinë ruse, por Kremlini argumenton se ato kanë penguar eksportet duke rritur normat e sigurimit dhe duke ndikuar në pagesat. Anijet ruse që transportojnë produkte bujqësore nuk janë të ndaluara nga portet e BE-së.

Ukraina dhe Rusia zakonisht furnizojnë mbi 40 për qind të grurit të Afrikës, thotë Banka Afrikane për Zhvillim.

Por lufta ka çuar në një mungesë prej 30 milion ton ushqim në Afrikë, thotë kjo bankë. Kjo ka kontribuar në një rritje prej 40 për qind të çmimeve të ushqimeve në të gjithë kontinentin.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Në mënyrë të ngjashme, Jemeni normalisht importon më shumë se një milion ton grurë në vit nga Ukraina.

Rënia e furnizimeve midis janarit dhe majit bëri që çmimi i miellit të rritet me 42 për qind dhe bukës me 25 për qind në Jemen, thotë OKB.

Në Siri, një tjetër importues i madh i grurit ukrainas, çmimi i bukës është dyfishuar.

Çmimet ndërkombëtare të grurit kanë rënë pas lajmit të marrëveshjes.

Megjithatë, Laura Wellesley thotë se nëse nuk fillon sasia e madhe e shpërndarjes së grurit nga Ukraina, shumë vende në Lindjen e Mesme dhe Afrikë do të humbasin.

“Kjo do të rriste edhe më tej çmimin e bukës brenda atyre vendeve, gjë që do të shkaktonte një trazirë të madhe sociale”, thotë ajo.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *