Ambasada e SHBA-së kishte informacion për sulm terrorist nga Irani, shtyhet pa afat samiti i muxhahedinëve në Manëz
Samiti Botëror i Iranit të Lirë, i planifikuar për t’u mbajtur në datat 23 dhe 24 korrik në kampin “Ashraf 3”, në Manzë të Durrësit është vendosur të shtyhet.
Sipas një njoftimi nga kampi i MEK samiti do të shtyhet deri në njoftimin e mëtejshëm me rekomandime të qeverisë shqiptare, për arsye sigurie dhe për kërcënime e komplote terroriste.
Njoftimi për shtyrjen e samitit vjen pas njoftimit të mbrëmshëm të Ambasadës së SHBA, që sqaronte qytetarët e saj se kishte sinjale të qarta për një kërcënim nga Irani lidhur me ceremoninë.
Ambasada madje i kërkonte qytetarëve amerikanë që jetojnë në Shqipëri që të merrnin masa për mbrojtjen e tyre.
“Qeveria e SHBA është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë që do të mbahet pranë Durrësit, Shqipëri në 23-24 korrik 2022.
Monitoroni mediat lokale. Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj. Mbani një profil të ulët.”-thuhej në njoftim.
Rruga Press