Email deputetëve: Rrjet spiunazhi në Shqipëri nga regjimi iranian
Përfaqësuesit e muxhahedinëve në Shqipëri, i kanë dërguar një e-mail deputetëve shqiptarë, ku thuhet se përfaqësues të regjimit iranian po bëjnë fushtë spiunazhi në Shqipëri kundër MEK.
“Këta individë që janë prezantuar si ish-anëtarë të MEK-ut, në fakt janë rekrutuar nga Ministria iraniane e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) dhe Ambasada e regjimit iranian në Shqipëri vitet e fundit. Ato po përdoren për fushatë spiunazhi dhe demonizimi kundër MEK”, thuhet në e-mail.
Në të nënvizohet se zyrtarët e sigurisë dhe antiterrorizmit të MEK kanë publikuar emrat e këtyre personave dhe ua kanë dhënë edhe autoriteteve përkatëse në Shqipëri.
“Zyrtarët e sigurisë dhe antiterrorizmit të MEK kanë publikuar emrat e këtyre personave në të kaluarën dhe ua kanë dhënë edhe autoriteteve përkatëse në Shqipëri. Prandaj, zyrtarët janë të vetëdijshëm për natyrën e tyre. Është shumë e qartë se ky është një aksion i organizuar i drejtuar nga MOIS nga Teherani. Kjo masë tregon edhe planet e reja të MOIS në Shqipëri”, thuhet në të.
Muxhahedinët kërkojnë që të ndalohen agjentët e regjimit iranin përmes departamenteve përkatëse të sigurisë.
“Meqenëse i dini mirë qëllimet e regjimit iranian, unë do t’ju sugjeroja nëse mund të paraqisni dhe regjistroni një raport në lidhje me fushatën aktuale të regjimit iranian në protokoll dhe në komisionin e sigurisë së parlamentit, në mënyrë që të ndiqni të nevojshme vendimet për ndalimin e agjentëve të regjimit iranian përmes departamenteve përkatëse të sigurisë”, thuhet në emial.
Pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme, kreu një operacion blic në Laç dhe Lezhë për identifikimin e personave të dyshuar si të përfshitë për aktivitet spiunazhi, kundër MEK.
Dyshohet se personat e vënë nën hetim kanë qenë të rekrutuar nga Ministria e Brendshme e Iranit.
Hetimet e SPAK nisën pas marrjes së indicieve se disa persona po përgatisnin një rrjet agjenturor dhe kishin krijuar nja shoqatë në Shqipëri, ku qëllimi ishte marrja e informacioneve për jetesën e muxhahedinëve që jetojnë në kampin në Manëz.
Në këtë rrjet spiunazhi dyshohet se ka edhe shtetas shqiptarë.
Rruga Press