Kuriozitete diplomatike shqiptare
Nga Shaban Murati
Ministria e Jashtme e Shqipërisë e ka dashur më shumë muzikën se sa diplomacinë.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka dhënë pritje zyrtare, duke ftuar edhe trupin diplomatik të akredituar në Tiranë, për një këngëtar shqiptar, kënga e të cilit zuri vendin e 17-të në Festivalin Europian të Këngës.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka dhënë pritje zyrtare, duke ftuar edhe trupin diplomatik të akredituar në Tiranë, për një këngëtar shqiptar kur doli në pension, gjë që nuk e ka bërë kurrë për ambasadorët shqiptarë, që kanë dalë në pension.
Një ministër i jashtëm shqiptar në një vizitë zyrtare në një shtet të huaj ia mori valles në mes të rrugës dhe në mes të ditës me gërnetat, që ia nxorrri në rrugë ministri i jashtëm i vendit pritës.
Kjo është të mos kuptosh se çfarë don të thotë shtet dhe të bësh aheng në vend të diplomacisë.
*Shaban Murati, Ambasador i Shqipërisë në Maqedoni (1993-1997) dhe në Suedi (2002-2007).
Rruga Press